Foltorja, Sali Berisha takim me demokratët në Gjirokastër

Shqipëria

Foltorja, Sali Berisha takim me demokratët në Gjirokastër

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:28
Sali Berisha

Turi i takimeve i ish-Kryeministrit Sali Berisha ndalet këtë të mërkurë në Gjirokastër. 

“Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, zhvillohet në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës.

Më herët Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës dhe në Shkodër. Ish-kreu i PD me këtë nismë synon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.

Kjo lëvizje e tij vjen pasi kreu i PD e përjashtoi nga Grupi Parlamentar pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat