“Foltorja” nesër në Elbasan, Berisha: Ftoj demokratët të marrin pjesë

Shqipëria

“Foltorja” nesër në Elbasan, Berisha: Ftoj demokratët të marrin pjesë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:24
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar sot se “Foltorja” e radhës do të zhvendoset nesër ne Elbasan.

Në një postim në mediat sociale, Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve që të marrin pjesë, pasi siç thotë “vetëm të bashkuar mund të fitojmë”.

“Ditën e premte me datën 8 Tetor në ora 18:00 në sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike me të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.  Ftoj demokratët dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, është ky njoftimi i Berishës.

Më herët ish-kreu i PD ka mbajtur “Foltoren” në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat