Emërohen nga Rama tre zëvendësministra të rinj në Shqipëri

Shqipëria

Emërohen nga Rama tre zëvendësministra të rinj në Shqipëri

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar Denada Seferin si zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Znj. Seferi më parë ka mbajtur detyrën e Kryetares së Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Gjithashtu gjatë karrierës ka shërbyer si Drejtoreshë e Programit të Zhvillimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Mbrojtjes Sociale si dhe si eksperte pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Emërimi i znj. Seferi vjen pas lirimit nga detyra të Bardhylka Kospiri si zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar dhe dy zv.ministrja të tjerë.

Enio Civici është emëruar në detyrën e zv.ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërsa Vilma Bello është emëruar si zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Znj. Bello më parë ka qenë deputete e Partisë Socialiste për legjislaturën 2017-2021 ndërsa vjen nga një karrierë si pedagoge dhe mësuese në Vlorë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat