“Raporte qesharake edhe për djalin tim 13-vjeçar”

Shqipëria

“Raporte qesharake edhe për djalin tim 13-vjeçar”

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:35
Mbledhja e Komisionit Hetimor

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, po shoqërohet me debate.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti debatoi me deputetin e PD, Gazment Bardhi dhe kryetarin e komisionit, Enkelejd Alibeaj.

Gjylameti u drejtua ndaj kryetarit të Komisionit, Enkelejd Alibeaj duke e akuzuar për “paaftësi” në drejtimin e Komisionit, ndërsa solli edhe në vëmendje paraqitjen e liderve politikë në komisione të tilla.

Deputetja e PS, tha se gjatë kohës kur ishte thirrur në Komision, kryeministri Edi Rama i cili atë kohë mbante postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës paraqitej vazhdimisht në mbledhje. Ndërsa shtoi se kryedemokrati Lulzim Basha për të mos u paraqitur në Komision, dërgonte raporte mjekësore për dhimbje barku, justifikime të cilat sipas saj do të bënin t’i vinte turp edhe djalit 13 vjeçar.

“Kryetari i Komisionit nuk duhet të vazhdojë të theksojë postin që mban në këtë mbledhje se nuk bëhesh kryetar duke vazhduar ta thuash në këtë mënyrë. Ju nuk dini të drejtoni. Zoti Rama ka qenë në këtë komision që kur ka qenë kryetar bashkie. Zoti Basha kurrë nuk ka qenë në komision kur është thirrur. E justifikonte me ca raporte që do ishin qesharake edhe për djalin tim 13 vjeçar. Në raporte thuhej se kishte dhimbje barku, që ishte sëmurë etj etj.”, tha Gjylameti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat