U qëllua me kallashnikov brenda “Audit”, vdes biznesmeni shqiptar

Shqipëria

U qëllua me kallashnikov brenda “Audit”, vdes biznesmeni shqiptar

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka ndërruar jetë i plagosuri Agim Baçka në atentatin e ndodhur sonte në Fier.

Fillimisht ai u dërgua për në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mësohet se nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat