Bushati: Rama pas 9 vitesh zbulon krizën e ujësjellësve

Shqipëria

Bushati: Rama pas 9 vitesh zbulon krizën e ujësjellësve

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:21
Helidon Bushati

Deputeti demokrat i Shkodrës, Helidon Bushati ka komentuar deklarata e Ramës kundrejt ujësjellësve në vend.

Bushati shprehet se pas 8 viteve në pushtet, kryeministri Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësve është e rëndë.

Ai thekson se ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

BushatiPas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësve është e rëndë. Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim. Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij. I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi? Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësve ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë. E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekëput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat