Bilanc pozitiv i Tetorit Rozë, 9000 mamografi vetëm në një muaj, më shumë se sa gjatë të gjithë vitit

Shqipëria

Bilanc pozitiv i Tetorit Rozë, 9000 mamografi vetëm në një muaj, më shumë se sa gjatë të gjithë vitit

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Edhe pse mund të konsiderohet si një fushatë rutinë, tetori i mamografisë faals dhe pa rekomandim mjeku ka funskionuar këtë vit.

9000 gra dhe vajza  në të gjithë vendin kanë shfrytëzuar muajin tetor për të bërë mamografinë, shifër kjo që sipas ministrisë së Shëndetësisë është më e latë se sa ato të kryera gjatë të gjithë vitit.

Në ditën e fundit të muajit të sensibilizimit  kundër kancerit të gjirit, ministria e Shëndetësisë  raporton se ka pasur një sensibilizim  në masë nga popullata.

Kjo shifër është  më e lartë se rastet e  regjistruara gjatë të gjithë vitit. Kjo konfirmohet edhe nga gratë dhe vajzat.

"Do ta bëj tani e kam me planifikim."

"Po e kam bërë."

Por nuk mungojnë zonjat që janë sensibilizuar.

Megjithëse ishte muaji i sensibilizimit, disa gra në vendin tonë deklarojnë se nuk e kanë kryer mamografinë. Kjo për shkak se ose nuk kanë besim te shëndetësia shqiptare, ose e kanë neglizhuar.

"Nuk shkoj te doktori fare, nuk më pëlqen."

"Unë jam e moshuar, nuk kam nevojë hiç ta bëj."

"As e kam bërë, as kam ndërmend ta bëj. Jemi mirë, kur të na vijë koha do shkojmë të kontrollohemi."

Sipas OBSH vetëm gjatë vitit 2020 janë raportuar 936  raste të reja me kancer gjiri nga të cilat fatkeqësisht  260 kanë humbur jetën.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat