Komisioni për Inceneratorët, afati i punimeve tre muaj, në krye Jorida Tabaku, çfarë do të hetojë

Shqipëria

Komisioni për Inceneratorët, afati i punimeve tre muaj, në krye Jorida Tabaku, çfarë do të hetojë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 19:31
Jorida Tabaku

Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërinë së veprimeve të organeve publike për administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane (inceneratorëve) do të nisë punimet ditën e nesërme.

Në fletoren zyrtare është botuar vendimi për ngritjen e këtij komisioni ku përcaktohen anëtarët, afatet si dhe objektivat e këtij komisioni. Ky hetim synon të nxjerrë përgjegjësit institucionalë për garantimin e transparencës, mbrotjtjes së konkurrencës dhe tregut të lirë si dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të pastër.

Objekti i punës së komisionit hetimor është:

Kontrolli i  zbatimit  të  ligjeve  nga  ana  e  organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe  administrimin e impianteve t ë trajtimi t të mbetjeve

Verifikimi i pasojave ekonomike në buxhetin e   shtetit   shqiptar,   si   rezultat   i   veprimeve   apo  mosveprimeve të organeve publike.

Verifikimi i  efekteve  mjedisore  dhe  pasojave  mbi konkurrencën dhe tregun e lirë.

Vlerësimi i  nevojës  për  marrjen  e  masave  ligjore  për  mbrojtjen  e  konkurrencës  së  lirë  dhe  parimit të mosdiskriminimit.

Vlerësimi i  nevojës  për  marrjen  e  masave  të  përshtatshme ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

Rekomandime për   marrjen   e   masave   të  përshtatshme    duke    ndërgjegjësuar    hallkat    e administratës shtetërore mbi aplikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Vlerësimi i    nevojës    për    përafrimin    e  legjislacionit  për  koncensionet  dhe  mjedisor,  me  direktivat dhe praktikat më të mira të BE- së.

Komisioni do të drejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe do të ketë në përbërjen e tij 15 anëtarë, ndërsa punimet e tij do të zgjasin për tre muaj.

Jorida Tabaku -kryetare

Ermonela Felaj -zëvendëskryetare

Arben Pëllumbi, anëtar

Eduard Shalsi, anëtar

Etjen Xhafaj, anëtar

Anila Denaj, anëtare

Fadil Nasufi, anëtar

Antoneta Dhima, anëtare

Besion Ajazi, anëtar PS

Edmond Spaho, anëtar

Helidon Bushati, anëtar

Dhurata Çupi, anëtare

Belind Këlliçi, anëtar

Luçiano Boçi, anëtar

Lefter Gështenja, anëtar

Jurgis Çyrbja, anëtar zëvendësues

Denis Deliu, anëtar zëvendësues

Luan Baçi, anëtar zëvendësues

Ina Zhupa, anëtare zëvendësuese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat