Zgjedhjet vendore, a do të hapë krahun Voltana Ademi në Shkodër apo do rikandidojë për kryebashkiake?

Shqipëria

Zgjedhjet vendore, a do të hapë krahun Voltana Ademi në Shkodër apo do rikandidojë për kryebashkiake?

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:19
Pamje nga intervista

Në studion e Ora News me gazetaren Siklajda Shorja, Kryebashkiakja e vetme demokrate në detyrë, Voltana Ademi, ka ende shpresë te Gjykata Kushtetuese për 30 qershorin.

Voltana Ademi: Janë mbi 17 pyetje që ne i kemi bërë Gjykatës Kushtetuese për procesin zgjedhor. Kërkesa jonë për anti-kushtetushmërinë e zgjedhjeve është bazuar në fakte. Është i sigurt se nga ky vendim nuk ka humbës por shumë fitues. Me këtë vendim do vëmë një gur të rëndësishëm në atë që quhet demokraci. Ne kemi pretenduar nga Gjykata që për atw proces të faktojë parregullsitë. E ka kompetencën për ta bërë këtë. Nga ana tjetër unë shpresoj që të jetë një udhërrëfyes shumë i mirë për një proces të detyrueshëm për rikthimin e zgjedhjeve kuptimplotë për votuesin. Janë 61 Bashki pa kryetarë legjitim dhe jo 6.

Sa për rikandidimin, ajo pret t'ja lërë një momenti të dytë.

Voltana Ademi: Është shumë e hershme, sa shumë e bëjnë këtë pyetje. Kjo që po bëjmë nuk ka lidhje me pozicionin tim. Çdo kryetar bashkie do të thoshte: Hë të mbarojë ky mandati… Unë nuk jam kjo! Unë dua që popullit tonë, në Shkodër e kudo ti jepet mundësia për zgjedhje të rregullta, ti jepet mundësia për zgjedhje.Nuk ka rëndësi do jem unë kryetare apo jo. Sigurisht unë jam një njeri që luftoj fort, fakti që nuk jam tërhequr nga kjo e dëshmoj. Është një gur për demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat