Këlliçi: Kushdo që vë shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë

Shqipëria

Këlliçi: Kushdo që vë shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:49
Belind Këlliçi

Në foltoren e Berishës me të rinjtë e FRPD mbajti një fjalë të shkurtër edhe kreu i të rinjëve të Partisë Demokratike, deputeti Belind Këlliçi.

"Dua ta nis fjalën time me një falendrim të çdo të riu të FRPD që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve.

Mandati im nuk është i përjetshëm por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë.

Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike.

Ju jeni ata që nuk e harroni historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha.

Kushdo që vë një shenjë barazimi midi atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë.

Partia Demokratike është partia e fjalës së lirë.

Dita që të flsini ju e jo unë.

Ju falenderoj përjetësisht", tha Belind Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat