​Edi Rama zbulon se çfarë do të sjellë sateliti i parë

Shqipëria

​Edi Rama zbulon se çfarë do të sjellë sateliti i parë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se një tjetër investim i rëndësishëm është projekti i satelitëve.

Kryeministri tha se sateliti i parë do të jetë në dispozicion 24 orë për institucionet përkatëse dhe policia do të ketë të dhëna në kohë reale 24/7, duke filluar nga muaji mars

Rama thotë më tej se policia do të ketë të dhëna në kohë reale për shkeljet në terren, për ndërtimet pa leje apo edhe ndotjen e mjedisit.

“Gjithçka do të kaloj te një sy tjetër që është lart, që nuk ka kushërinj, miq, parti, asnjë lidhje emocionale por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve”, thotë më tej Rama.

Kreu i qeverisë thotë se është e patolerueshme që policia të vijojë të mbylli sytë para ndërtimeve pa leje apo prerjes së pyjeve dhe se kjo gjë duhet të marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat