Pedofilët në regjistër kombëtar/ Dorëzohet kërkesa në Kuvend

Shqipëria

Pedofilët në regjistër kombëtar/ Dorëzohet kërkesa në Kuvend

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Foto

Pothuaj gjithë nëntori është muaji i fjongos blu që nënkupton ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre.

Rasti i Stropcës në Pogradec, ku drejtori i shkollës iu drejtonte mesazhe me përmbajtje erotike dy nxënëseve minorene, ka nxjerrë edhe njëherë në pah nevojën e miratimit sa më parë të Ligjit për Regjistrin Kombëtar të Pedofilëve.

Iris Luarasi, Pedagoge: Ne bëmë një punë të madhe për mbledhjen fillimisht të 20 mijë firmave. Dhe nesër ne dorëzojmë në Parlament projektligjin për Regjistrin Kombëtar. Miratimi i tij, pasi të shqyrtohet në komisionet përkatëse, do t’u japë mundësi prindërve të mbrojnë fëmijët e tyre nga predatorët seksualë. Në regjistër do të kenë akses institucione dhe pefofilët e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, nuk do kenë mundësi të punojnë afër shkollave dhe kopshteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat