Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, në pranga 150 persona

Shqipëria

Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, në pranga 150 persona

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:48
Luigi Soreca

150 persona ranë në prangat e policisë gjatë një operacioni tre ditor të realizuar nga Europol.

Mes 17 vendeve të përfshira është edhe Shqipëria. Operacioni i koduar “Trivium” është zhvilluar kundër krimit të organizuar të pronave në Evropë.

Sipas Europol, janë kryer kontrolle në rrugë për persona dhe automjete, si dhe kontrolle ambientesh.

Europol e mbështeti operacionin duke shkëmbyer informacion mbi subjektet, automjetet dhe mënyrën e veprimit që qëndronin pas grupeve kriminale në kohë reale.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca vlerësoi suksesin, ndërsa thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat