"Përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë", Rama bën njoftimin e bujshëm

Shqipëria

"Përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë", Rama bën njoftimin e bujshëm

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Jo vetëm qeveria holandeze ka ndryshuar qëndrim në raport me Shqipërinë por tashmë duket se edhe për qytetarë holandezë vendi jonë do të jetë një atraksion turistik për vitin  e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se sezoni i ri të reality show-t të famshëm holandez, "I infiltruari", këtë vit është xhiruar në vendin tonë.

Me plot 12 seri, ai do të jetë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t'i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.

Rama tha se "U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, "I infiltruari", i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t'i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre.Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat