Merrej me shitje droge, gjykata e Lushnjes i sekuestron pasuritë të dënuarit dhe të afërmve të tij

Shqipëria

Merrej me shitje droge, gjykata e Lushnjes i sekuestron pasuritë të dënuarit dhe të afërmve të tij

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur masën e sekuestrimit të pasurive për të shtetasit D.L. dhe të afërmve të tij.

Ky person është dënuar më herët nga gjykata për kryerjen e veprës penale të së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Konkretisht pasuritë e tij të sekuestruar janë: Sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme objekt 1-kt, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m2 dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “***”, qyteti Lushnjë.

Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dy automjete.

Kështu, në zbatim të vendimit gjyqësor është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat