Daci: Jemi shtet i varfër , por jo aq sa t’i lëmë fëmijët rrugëve, edhe të burgosurit jetojnë më mirë

Shqipëria

Daci: Jemi shtet i varfër , por jo aq sa t’i lëmë fëmijët rrugëve, edhe të burgosurit jetojnë më mirë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:44
Jordan Daci

Avokati Jordan Daci u shpreh se  Shqipëri është shtet i varfër, por jo aq keq sa t’i lëmë fëmijët rrugëve.

Ai shtoi se vendi ynë nuk mund t’i zgjidhë këto probleme menjëherë, por ama duhet të caktojë prioritete kombëtare.

Daci: Ne kemi një shtet që kemi kaluar nga shumë faza të çuditshme dhe deri në kaos sikurse ishte ’97. Ne jemi shtet i varfër , por jo aq keq sa t’i lëmë fëmijët rrugëve. Ata fëmijë janë e ardhmja. Sigurisht që nuk i kemi mundësitë t’i mbyllim të gjitha vrimat në një ditë, por duhet t’i kemi si prioritete kombëtar.

Ne duhet të fokusohemi te gjërat që realisht mund të bëjmë dhe kjo është kujdesi për familjen dhe fëmijët. Ne për fëmijët nuk kujdesimi. Ka plot fëmijë që nuk shkojnë në shkollë se nuk kanë para për një gjë të tillë. Numri i familjeve të varfëra në Shqipëri është shumë i madh. Në një shoqëri si kjo e jona ku nuk plotësojnë nevojat bazike. Edhe të burgosurit janë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat