Studentja shpërthen në lot para Ramës: Ëndrra ime për të studiuar mjekësi nuk u realizua për shkak të një gabimi

Shqipëria

Studentja shpërthen në lot para Ramës: Ëndrra ime për të studiuar mjekësi nuk u realizua për shkak të një gabimi

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 13:37
Pamje nga videoja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë. Një prej tyre i ka rrëfyer kryeministrin pengun e saj, që nuk mundi të vazhdonte studimet për mjekësi tre vite më parë, për shkak të një gabimi.

Kreu i qeverisë e pyeti studentet se çfarë kishte ndodhur. Studentja tha se nuk ishte informuar për lëndët me zgjedhje, duke zgjedhur të gabuarat. Sakaq, Rama tha se e rëndësisshe është që nuk ka qenë gabim i sistemit, ndërsa e inkurajoi që të ketë besim për të ardhmen, duke i kujtuar një deklaratë të Steve Jobs.

Biseda:

Studentja: Nuk dija që do kisha shansin të ndaja me ju një peng. Unë jam studente në vitin e tretë për Biologji te Shkencat e Natyrës. Në vitin e tretë të gjimanazit ëndrra ime ishte që të vazhdoja mjekësinë e përgjithshme, por për shkak të një gabimi, një faj që nuk rëndonte mbi mua, nuk arrita dot të realizoja ëndrrën time. Uroj shumë që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër këtu. (përlotet)

Rama: Më vjen keq nuk e di rastin konkret sepse faktikisht prej disa vitesh tani është automatike hyrja në universitet sipa nivelit të cdo nxënësi. Kështu që mbase i përket vitit përpara se t futej platforma e hyrjes në universitet, por sidoqoftë. Çfarë ka ndodhur?

Studentja: Nuk isha informuar siç duhet…

Rama: Nuk ka qenë sistemi që ka bërë gabimin, realisht u çudita sepse faktikisht qysh se është futur ky sistem nuk ka asnjë ankesë. Sepse  është krejtësisht objektiv. As nuk mund të ndërhyhet nga jashtë, siç ndodhte përpara dhe as nuk mund do të fshihet në rast ndërhyrje. Rëndësi ka që u sqaruam që s’ka lidhje me sistemin. Çështja e koeificientëve të lëndëve me zgjedhje nuk i përkasim sistemin. Rrugës mbase do të vi dita që sa mirë më ndodhi ashtu atëherë. Nuk e harroj asnjëherë një faj nga më të zakonshmet të mbajtur për Steve Jobs, është fjala e mbajtur përpara studentëve dimplomantë, ku tregon sesi të gjitha ato momente të jetës së tij kur gjërat shkuan keq, përcaktuan në fakt atë që u bë suksesi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat