“Shpella e Trenit” stallë bagëtish, monumenti destinacion mbetjesh dhe endacakësh

Shqipëria

“Shpella e Trenit” stallë bagëtish, monumenti destinacion mbetjesh dhe endacakësh

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Edhe pse një monument i hershëm me vlera historike, 'Shpella e Trenit' në Prespë te Vogël po shkon drejt degradimit. Nje destinacion mbeturinash ajo vizitohet veç nga kafshët endacake.

Shpella e Trenit në Prespë te Vogël, një monument me vlera historike ,madje edhe disa ende të pazbuluara, është kthyer në një strehë për bagëtitë.

Jashtë saj gjen plehra dhe mbetje nga gostia e kafshëve ndërsa brenda shpellës, dukshëm shihen gjurmët e zjarreve të ndezura nga banorët e zonës të cilat kanë dëmtuar muralet dhe stalaktidet.

Shtëpitë e padëmtuara, banorët: Duam shtëpitë në lagjet tona, bashkia të plotësojë kërkesat tona


Gjergji Koki, Drejtori i Monumenteve në Korçë thotë se pritet financimi për krijimin e një gardhi rrethues për mbrojtjen e saj.

Bëj thirrje për të gjetur  një zgjidhje, e cila do të ishte një masë paraprake për  konservimin për mosvazhdimit të degradimit të mëtejshëm për shpellën e trenit. Nga ana jonë si institucion është miratuar një projekt në vitin 2019. Jemi ende në pritje. Vazhdimi i ndërhyrjes i përket së sipërmarrësve që janë financuesit gjermanë.”

Ndërgjegjësimi i pakët i banorëve dhe lënia në harresë nga institucionet po çon ne degradimin e këtij monumenti.

“Monumentet e kulturës apo të natyrës e para, përfituesit kryesorë janë banorët që janë përreth."

Kjo shpellë bart të dhëna që zbulojnë mënyrën e jetesës së banorëve rreth 6000 vjet më parë, por ndjeshmëria për ruajtjen e së shkuarës nuk ekziston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat