Sociologët dhe Këshilli Ndërfetar kundërshtojnë nismën që edhe 21-vjeçarët të birësojnë fëmijë

Shqipëria

Sociologët dhe Këshilli Ndërfetar kundërshtojnë nismën që edhe 21-vjeçarët të birësojnë fëmijë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një projektligj i propozuar nga Këshilli i Ministrave për të ndryshuar nenin 241 në Kodin e Familjes, çka iu jep të drejtë birësimi edhe personave 21 vjeç, ka sjellë reagimin e psikologëve dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Për psikologët kjo moshë mbart ende pasiguri për te ardhmen.

“Mendoj se vetë personaliteti i njeriut është ende i pambyllur në 21 vjeç, është ende në formim e sipër, sa më shumë të ngjitet në shkallën e pjekurisë një individ aq më shumë i përgjegjshëm bëhet siç është edhe në pjesën e birësimit. Ka njerëz që birësojnë për shkak se nuk mund të riprodhohen,  por një 21 vjeçe është tepër e re për të pretenduar për mbylljen e këtij cikli”.

Ndërsa Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, duke marre si shembull Kodin Italian të Familjes, ka dërguar në Kuvend propozimin që mosha e birësimit të rritet dhe të jetë 35 vjeç e sipër, e vetëm në raste të rralla 30 vjeç e sipër.

Kodi aktual i familjes përcakton se “Birësuesi duhet të ketë një diferencë moshe të paktën 18 vjet me të birësuarin”, por pa vënë një prag për moshën. Ndërkohë sipas të dhënave nga Komiteti Shqiptar i Birësimeve përgjatë 5 viteve të fundit janë birësuar 145 fëmijë, 12 prej të cilëve vetëm përgjatë këtij viti. Megjithatë nga viti në vit ka një rënie të numrit të fëmijëve që janë birësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat