Baçi: Vota do përcaktojë fituesin, paradokse thirrjet për 18 dhjetorin

Shqipëria

Baçi: Vota do përcaktojë fituesin, paradokse thirrjet për 18 dhjetorin

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:58
Luan Baçi

Deputeti i PD Luan Baçi u shpreh se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit do të shënojë një lëvizje të re kundër regjimit te Edi Ramës.

Ai theksoi se Foltorja ka kthyer besimin e qytetarëve, duke shtuar se Kuvendi do ta riformatojë PD-në.

“Sondazhet se kush ka më shumë mbështetje në PD, ku ka dalë se mbështetet më tepër Berisha, janë kryer nga një kompani si Noto, që unë e di se është serioze. Foltorja ka kthyer besimin e kjo gjë vihet re nga të gjithë.

Kuvendi i 11 dhjetorit do shënojë fillimin e një lëvizjeje kundër pushtetit të Ramës, që dihet se nuk ka opozitën e duhur përballë. Foltorja do riformatojë PD-në. Firmat për Kuvendin janë aty dhe këtë gjë e konfirmoi edhe Agron Shehaj.

Zoti Bardhi aty i ka firmat e të shkojë t’i konfirmojë. E kanë shumë të thjeshtë, sepse PD e ka listën e delegatëve të Kuvendit, lista është aty me numër ID dhe numër telefoni delegati, le t’i marrë një për një në telefon, nëse kanë firmosur apo jo për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Kjo është shumë e thjeshtë. Kush kundërshton firmat, le t’i konfirmojnë. Është paradoks që të këtë Kuvend të PD në date tjetër, përpos 11 dhjetorit. Vota do e përcaktojë kush fiton”, deklaroi Baçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat