"Berisha nuk ka inat personal" Bylykbashi: Është fuqi e jashtëzakonshme politike

Shqipëria

"Berisha nuk ka inat personal" Bylykbashi: Është fuqi e jashtëzakonshme politike

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Oerd Bylykbashi, Sali Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, është shprehur se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ka inate personale me Krydemokratin Lulzim Basha.

Në një intervistë në Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, deputeti thekson se Berisha është fuqi e jazhtëzakonshme politike dhe sipas tij inatet personale për një figurë si Sali Berisha bëhen shumë të vogla, duke shtuar se ky i fundit është një trashëgimi politike.

Oerd Bylykbashi: Zoti Berisha është fuqi e jashtëzakonshme poltike. Me idetë me tezat ku dikush mund të thotë pse nuk i bëri përpara. Po i bën sot. Është gabim?! Demokratizimi i një partie që ka shkuar me pjerrtësi të madhe drejt autokratizimit.

Nga një humbje e zotit Basha në një humbje tjetër. Nuk gjykoj se është histori inatesh personale. Në një politikë dhe në nivele kaq të larta inatet personale bëhen shumë të vogla. Berisha është më shumë se individ, është një trashëgimi politike. Nga Basha nuk kemi gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat