Sot ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike, në hyrje të selisë një memorial kushtuar ditës së themelimit

Shqipëria

Sot ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike, në hyrje të selisë një memorial kushtuar ditës së themelimit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Sot është ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike. Lideri demokrat, Lulzim Basha ftoi dje demokratët që të vinin në selinë e PD në orën 12:00, për të festuar këtë ditë të shënuar për këtë parti.

Në hyrje të selisë ndodhet një memorial kushtuar kësaj date, e cila mban firmat e themeluesve të PD-së, ndërkohë që ai do të zbulohet në orën 12:00.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ pohoi se situata në këtë parti është e qetë. Ndërkohë ai raportoi një incident të vogël, ku sipas tij një furgon ka hyrë për pak sekonda, sa ka xhiruar sheshin brenda PD. Një person ka thirrur ‘Rroftë Sali berisha” dhe më pas është larguar.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”, shkruhet në ftesën e Bashës drejtuar demokratëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat