Kush është demokrati që ‘guxoi’ sot që t’i kundërvihet rikthimit të Berishës në krye të partisë

Shqipëria

Kush është demokrati që ‘guxoi’ sot që t’i kundërvihet rikthimit të Berishës në krye të partisë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:53
Sali Berisha

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ishte i pranishëm në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Ai ka guxuar sot që t’i kundërvihet rikthimit të Berishës në krye të partisë.

Deklaratat e tij erdhën në Kuvendin e thirrur nga Berisha, para mijëra demokratëve.

“Pas 30 vitesh histori, partia jonë duhet të jetë parti e shqiptarëve të shekullit XXI. Unë uroj që ky Kuvend të hyjë në histori duke na afruar me Perëndimin. Por kam frikë që ky kuvend të jetë një tjetër rast I humbur. Që në 26 prill ne kishim një mundësi. Të nesërmen e humbjes se pestë të Lulzim Bashës. Prandaj unë kërkova dorëheqjen e tij si mundësi për të hapur PD-në. Ndaj vendosa ta sfidoj dhe të kandidoja për kryetar edhe pse e dija që nuk kisha shumë shance të fitoja. Por synoja te nxisja një debat. Por ishte një betejë e humbur sepse në PD të gjithë ishin me kryetarin, të gjithë ishin shurdhë dhe memecë. Askush nga ju nuk u shqetësua. Sapo sfidova udhëheqësin ju u bëtë të gjithë me Lulzim Bashën. Sfida jonë sot, e këtij Kuvendi, duhet të jetë se edhe Sali Berisha nuk duhet të zgjidhet më në krye të partisë.  Vetëm atëherë do të nisë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar veten. Të zgjedhim në krye të PD-së një udhëheqës që s’ka lidhje me të shkuarën. Nuk na duhet lideri ballkanik dhe as europiani fals”, u shpreh Kadilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat