Grabitet kasaforta e një supermarketi, autorët marrin 20 mln lekë dhe DVR e kamerave të sigurisë

Shqipëria

Grabitet kasaforta e një supermarketi, autorët marrin 20 mln lekë dhe DVR e kamerave të sigurisë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Grabitet kasaforta e një supermarketi të madh në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por nuk është bërë publike. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga pjesa e prapme e supermarketit dhe kanë arritur të çajnë e grabisin kasafortën e biznesit.

Pretendohet nga pronaret se grabitësit kanë arritur të marrin rreth 200 mln lekë të vjetra. Grabitësit kanë arritur të marrin edhe DVR e kamerave të sigurisë. Policia prej ditës së djeshme po sekuestron kamerave e rrugëve kryesore dhe ato pranë vendit të ngjarjes.

Sipas pronarëve, ata kryejnë depozitime në bankë një herë në tre ditë ndaj edhe ka qenë kjo shumë e madhe në kasafortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat