Po pastronte tubin e mbledhjes së ujërave në çati, e zë korrenti, vdes 59-vjeçari

Shqipëria

Po pastronte tubin e mbledhjes së ujërave në çati, e zë korrenti, vdes 59-vjeçari

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar ka vdekur në Librazhd, pasi e ka zënë korrenti.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, ku është gjetur i pa jetë e pa shenja dhune pranë banesës së tij shtetasi R. Qyra, rreth 59 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korrenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat