​Investimet e huaja direkte në Shqipëri 711 milionë euro

Shqipëria

​Investimet e huaja direkte në Shqipëri 711 milionë euro

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Investimet e huaja në ekonominë e Shqipërisë kanë vijuar të ndjekin trendin në rritje gjatë vitit 2021.

Banka e Shqipërisë publikoi statistikat sipas të cilave, për 9-mujorin 2021 Shqipëria ka thithur investime të huaja direkte në vlerën e 711 milionë eurove.

Krahasuar me një vit më parë, investime të huaja direkte në ekonominë e vendit u rritën me 1.1%.

Trendi në rritje i investimeve të huaja direkte është kryesisht kontribut i investitorëve ekzistues por edhe sipërmarrjeve të reja.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli më i lartë i IHD-ve shënohet në 3-mujorin e tretë të vitit, ku arritën në vlerën 251 milionë euro, ose 3.3% më shumë krahasuar me të 3- mujorin e tretë të 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat