Padia e Mërtirit kundër deputetëve të PD-së, Këlliçi: E ftoj të vijë të përballet me drejtësinë!

Shqipëria

Padia e Mërtirit kundër deputetëve të PD-së, Këlliçi: E ftoj të vijë të përballet me drejtësinë!

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Këlliçi

Biznesmeni nën hetim për aferën e incineratorëve Mirel Mërtiri, ka nisur një betejë ligjore me përfaqësues të opozitës që kanë denoncuar këtë çështje publikisht.

Sot u mbajt seanca e parë e këtij procesi gjyqësor ku biznesmeni Mirel Mertiri ka paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme 5 deputetët e PD.

Persona të paditur në këtë çështje janë Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Ina Zhupa, Belind Kellici dhe Jorida Tabaku.

Pas përfundimit të seancën, Këlliçi i bëri ftesë Mërtirti që të vijë dhe të përballet në Gjykatë.

Këlliçi: Tre prej arkitektëve të aferës më të madhe korruptive, Lefter koka, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë një vendim Gjykate që janë në masën "arrest me burg." Ftojmë dhe Lefter Mërtirin të vijë dhe të paraqitet dhe mos shmanget nga drejtësia. Meqë kërkon të përballet të vijë të përballet në Gjykatë.

I qëndroj akuzave një për një, nuk lëviz asnjë presje. Gjithsecili ka qenë i përfaqësuar nga avokati respektiv. Uroj që të bëhet sa më shumë transparencë dhe uroj që institucionet e drejtësisë së re të kenë vullnet për t'i shkuar deri në fund kësaj afere që mund të ketë nisur te koka e vogël, Lefter Koka, por duhet të përfundojë te koka e madhe, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Mërtiri meqë na ka pasitur për shpifje të vijë dhe të përballet në Gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat