Publikimi i listës së pagave, Prokuroria e Tiranës nis procedim penal ndaj tre institucioneve

Shqipëria

Publikimi i listës së pagave, Prokuroria e Tiranës nis procedim penal ndaj tre institucioneve

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Ilustrim

Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal pas publikimit të listës së pagave. 

Procedimi është regjistruar për ”shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”

Prokuroria ka dërguar grup hetimor për veprim tek AKSHI, ISSH dhe Tatimet.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane po kryen veprimet hetimore për veprat penale të Shpërdorim Detyrë sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe Ndërhyrje në sistemet kompjuterike, parashikuar nga neni 293/c I Kodit Penal, në lidhje me rastin e bere publik ditët e fundit për shpërndarjen e të dhënave sensitive të qytetarëve”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat