“Vaksinohuni, rrezikojmë të kolapsohen spitalet”, Sallabanda: Omicron po përhapet me shpejtësi!

Shqipëria

“Vaksinohuni, rrezikojmë të kolapsohen spitalet”, Sallabanda: Omicron po përhapet me shpejtësi!

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:27
Kita Sallabanda

Përhapja e variantit Omicron ashtu siç edhe është parashikuar nga ekspertët e shëndetësisë botërore po ecën me ritme të shpejta. Janari mendohet se do të sjellë dhe pikun e infektimeve në Europë dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Në një intervistë për televizonin Klan, neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se hospitalizimet po rriten si pasojë e Omicron.

“Vdekshmëria është e vërtetë që është më e ulët nga Omicron por hospitalizimet jo, kemi pasur vende si Anglia ku spitalet janë totalisht të kolapsuar, Gjermani e njëjta situatë, Austri, në Holandë kemi lockdoën dhe në Spanjë kemi parë që është rritur numri i të shtruarve dhe numri i të shtruarve në reanimacion, për shembull Barcelona ka 1500 të shtruar por 310 janë në reanimacion që do të thotë 20% janë në reanimacion”.

Shifrat e infektimeve, të shtrimeve në repartet e reanimacioneve në Europë dhe Shqipëri janë aktualisht disafish më të ulta se në Janarin e dy viteve të shkuara por Sallabanda thotë se duhet kujdes.

“Në qoftë se e krahasojmë me Janarin e këtij viti shifrat nuk janë të njëjta, sepse kishim 80% në reanimacion, por ne nuk duhet të arrijmë në shifrat e Janarit-Shkurt 2021 dhe 2020, që Omicron ka simptoma më të lehta po, por ka një problem shumë të madh kolapsohen spitalet dhe ka pasojë për gjithë sitemin shëndetësor”.

Vaksinimi masiv i popullatës mbetet e vetmja formë për të parandaluar shtrimet në spital dhe ulur fatalitetet. Ekspertët thonë se aktualisht personat e pavaksinuar janë të riskuar për t’u prekur nga Omicron dhe bërë forma të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat