Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re COVID

Shqipëria

Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re COVID

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:31
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama një ditë para ndërrimit të viteve ka bërë bilancin e punës dhe të sfidave të qeverisë  gjatë 2021.

Rama në fjalën e tij ka theksuar se kriza e pandemisë është një ndër sfidat me të cilat është përballur vendi dhe bota gajtë këtij viti, duke theksuar se ato ja kanë dalë që të bëjnë një jetë të çliruar për ti ardhur në ndihmë  ekonomisë.

Sipas tij përhapja e Omicron është një ndër rreziqet që po bllokon të gjithë botën, ndaj duhet të bëjmë kujdes dhe në varësi të situatës do të kemi dhe rishikim masash, por jo bllokim të plotë si në muajt e parë të pandemisë.

“Kriza tjetër ajo e pandemisë është një krizë në vazhdim, dhe besoj që deri më tani ja kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë të çliruar nga shtrëngesat dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë për tu ringritur nga humnera që ishim vitin e kaluar. Dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re pandemike për shkak të virusit që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllë deri më 14 mars. Ne nuk do të ngutemi por duhet ta dimë se nuk mundet dot sikur nuk ndodh asgjë dhe disa masa do të duhen rimarrë pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe të ekonomisë siç e kemi parë. Paralelisht kemi garantuar të gjithë dozat e vaksinave, procesi ecën por jo siç duhet. Kemi bërë një vlerësim dhe rezulto dhe shumë qytetarë janë vaksinuar jashtë, jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet i spitalit ekzistues dhe modernizim të tij, dhe kemi 56 autoambulanca të reja që garantojnë një shërbim të standartëve evropiane”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat