Babai qëllon me armë për të vrarë djalin, pastaj arratiset nëpër male

Shqipëria

Babai qëllon me armë për të vrarë djalin, pastaj arratiset nëpër male

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 09:29
Ilustrim

Një burrë në fshatin Ferr-Shkopet të Kurbinit, Preng Gega, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të djalit të tij për ta vrarë, po fatmirësisht i biri i ka dredhuar plumbit. 

Policia, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë.   

Falë hetimeve shpejta dhe pas disa orësh ndjekjeje, u bë e mundur kapja e Gegës, që i dha fund përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit at e bir.

Policia tha se “ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat