Tjetër kantier tek Liqeni Artificial, mjetet e tonazhit të rëndë groposin zonën e gjelbëruar të pyllit të Tiranës

Shqipëria

Tjetër kantier tek Liqeni Artificial, mjetet e tonazhit të rëndë groposin zonën e gjelbëruar të pyllit të Tiranës

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:13
Ilustrim

Dikur ambiente të gjelbërta ku gumëzhinin zogjtë, sot parku i Liqenit Artificial të Tiranës është  pushtuar nga mjetet e rënda.

Mjetet  e tonazhit te prej ditësh kanë nisur gërmimet duke ngrënë edhe një pjesë të mushkërisë së kryeqytetit që prej kohësh vuan nga smogu të cilit i shtohen edhe godinat shumëkatëshe.

Zona është e rrethuar nga rrjeta që paralajmërojnë realizimin e një projekti, por pa asnjë të dhënë më shumë.

Ndërhyrja në fakt nuk është e para për parkun e liqenit. Pas protestave të shoqërisë civile për betonizimin e një pjesë në parkun e lodrave, një tjetër sipërfaqe u mbush me asfalt. Fundi i vitit shënoi zënien e një hapësirë për pistën e vrapimit. Edhe në atë kohë pa asnjë konsultim dhe pa asnjë paralajmërim.

Virusi që dëmtoi mushkëritë nisi edhe në një tjetër anë dikur e njohur si Garda. Aty ku dikur kishte pemë dhe kujdes nga ushtarakët, do të ndërtohet një kullë shumëkatëshe.

Dëmtimi i vitit të shkuar duket se do të vazhdojë edhe më tej, ashtu sicc e paralajmërojnë këto pamje me zhvendosjen e ngjyrave nga ajo jeshile e barit, pemëve dhe shkurëve në të zezën e asfaltit apo të kuqen e rrugë kalimeve për këmbësorët, që gjithnjë e më shumë po harrojnë natyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat