Vrasja në ‘Don Bosko’/ 35-vjeçari që u ekzekutua priste të bëhej baba

Shqipëria

Vrasja në ‘Don Bosko’/ 35-vjeçari që u ekzekutua priste të bëhej baba

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

35-vjeçari Erion Çela, të cilit plumbat e kallashnikovit i morën jetën, do të bëhej shumë shpejt baba.Raportohet se bashkëshortja e viktimës, Erion Çela, është shtatëzanë dhe pret një vajzë.

Çela mbeti i vrarë nga atentati i mbrëmjes së sotme në ‘Don Bosko’ në Tiranë, ku ishte i ulur në një lokal së bashku me të afërm të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Sakaq, mësohet se shenjestra e atentatit ka qenë Blerim Çela, vëllai i viktimës Erion Çela.

Nga ana tjetër, mësohet gjithashtu se i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj, daja i viktimës, i cili rezulton me precedent penal për drogë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat