Rritje e frikshme e personave të infektuar ditët e fundit, Komiteti i Ekspertëve mbledhje urgjente

Shqipëria

Rritje e frikshme e personave të infektuar ditët e fundit, Komiteti i Ekspertëve mbledhje urgjente

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:35
Komiteti i Ekspertëve

Komiteti i Ekspertëve pritet të mblidhte ditën e sotme në orë 14:00 për të diskutuar situatën epidemiologjike. Kujtojmë që pak ditë pas festave të fundvitit ka pasur një rritje të lartë të numrit të personave të infektuar.

Duket që kjo situatë ka shqetësuar ekspertët e Shëndetit Publik. Në fokus të mbledhjes pritet të jetë diskutimi i planeve të masave që është në fuqi.

Gjithashtu pritet që masat të jenë më rigoroze siç është mbajtja e maskave në ambjentet e mbyllura dhe ndoshta edhe masa shtesë.

Por akoma nuk dihet ende se çfarë do ndodhë ne nxënësit e shkollave, nëse mësimi do vazhdojë në ambjentet e shkollave apo do kthehet ONLINE.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat