Vokshi fajëson Bashën: Do mbajë përgjegjësi për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot

Shqipëria

Vokshi fajëson Bashën: Do mbajë përgjegjësi për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot

Më: 8 janar 2022 Në ora: 16:38
Pamje nga protesta

Deputetja demokrate, Albana Vokshi bën përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha për incidentet e dhunshme në protestën para selisë së PD, e cila degradoi.

Ajo shkruan se lideri demokrat do të mbajë gjithë jetën “vulën e turpit”.

Reagimi i Vokshit: 

Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:

– për cdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,

– për cdo shkop gome në kurriz të demokratëve,

– për cdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,

– për cdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,

– për cdo minutë në qelitë burgut.

Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat