Zëdhënësja e Berishës: Basha gjakosi e helmoi demokratët për pasurinë e tij!

Shqipëria

Zëdhënësja e Berishës: Basha gjakosi e helmoi demokratët për pasurinë e tij!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:58
Floriana Garo

Floriana Garo, zëdhënësja e Sali Berishës, akuzon Lulzim Bashës se ka dhunuar, gjakosur e helmuar demokratët dje vetëm për të vazhduar korrupsionin dhe pasurimin e tij.

Më tej, Garo thotë se anëtarët e komisionit të Rithemelimit janë të vendosur që të shpëtojnë Partinë Demokratike e ta kthejnë selinë në shtëpinë e lirisë.

‘Lulzim Brava, skllavi I Edi Rames, qe sot ka uzurpuar seline e demokrateve si kryetar i emruar nga Edi Rama me ndihmen e narkopolicise se tij dhe shkarkuar ne 4446 delegate te kuvendit te 11 dhjetorit dhe 44 mije antare te PD ne referendumin e 18 dhjetorit 2021, doli ne skenen e krimit atje ku dje, vrasesit, banditet me dhe pa uniforme, dhunuan qytetaret, duke ofruar serish trillimet bajate per beteja imagjinare te cilet shiten pa filluar per aleancen e gazit Brava – Rama.

Lulzim Brava eshte pergjegjesi kryesor i humbjeve te njepasnjeshme te Partise Demokratike. Pasi i shiti dhe shkeli per 8 vjet sakrificat e demokrateve per pazar – koncesionet me Edi Ramen, ai ne bashkepunim me kete te fundit dje, dhunoi, gjakosi dhe helmoi demokratet vetem e vetem per te vazhduar korrupsionin dhe pasurimin e tij!

Dje shqiptaret u bene deshmitare se Edi Rama me kerkesen e skllavit te tij, ushtroi dhune arrestime dhe gazlotsjelles ndaj mijera demokrateve. Qellimi i Edi Rames eshte te mbaje me cdo kusht ne krye te selise e PD skallvin e tij. Ndersa qellimi i vetem i pengut eshte te vazhdoje pazaret me Edi Ramen ne kurriz te humbjeve dhe sakrificave te demokrateve!

Qellimi dhe misioni i demokrateve te lire eshte dhe do te jete garantimi i pluralizmit te vertete politik, clirimi i PD dhe opozites nga pengmarrja e Rames dhe pazareve te pista te skllavit te tij! Sot, demokratet jane me te vendosur se kurre, qe nje aleance e gjere me qindra mijera qytetare te shpetojne Partine Demokratike dhe opoziten, pluralizmin nga Rama dhe skllavi i tij! Nuk ka asgje qe do mund te na ndaloje ne rikthimin e Selise se Partise Demokratike nga peng i qeverise ne shtepine e lirise!’-shkruan Garo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat