Mori flakë në lëvizje, digjet makina në rrugën e “Arbrit”

Shqipëria

Mori flakë në lëvizje, digjet makina në rrugën e “Arbrit”

Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje gjatë ditës së sotme në rrugën e “Arbrit” dhe është djegur pjesërisht.

“Me datë 11.01.2022, në rrugën e “Arbrit”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. G”, thotë policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat