Analisti i njohur: Kjo lëvizje e Ramës është e rrezikshme

Shqipëria

Analisti i njohur: Kjo lëvizje e Ramës është e rrezikshme

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:11
Edi Rama

Analisti Ervis Iljazaj e ka cilësuar një sjellje të rrezikshëm komunikimin e kryeministrit Edi Rama me demokratët e thirrur në bashkëbisedim pas protestës së 8 janarit.

Iljazaj thotë se Rama është përgjegjës që institucionet të funksionojnë dhe jo të komentojë ngjarjet politike në opozitës.

“Rama është i interesuar për zhvillimet në PD. Kjo sjellje e tij është e rrezikshme. Është përgjegjës që institucionet të funksionojnë, jo të komentojë ngjarjet politike në opozitës.

Shqipëria e ka patur një person që i ka përfaqësuar të gjithë për 45 vjet, Enver Hoxha. Tentativa për tu thëne do ju përfaqësoj dhe ju është tentativë totalitare.

E djathta do vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht emrit. Komunikimi i Ramës me demokratët është i rrezikshëm për opozitën”, tha Iljazaj në Opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat