Shestani: Shkodra ka luftuar gjithmonë për demokracinë

Shqipëria

Shestani: Shkodra ka luftuar gjithmonë për demokracinë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:20
Irena Shestani

Nënkryetarja e PD Shkodër, Irena Shestani, duke folur në takimin e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha në këtë qytet, është shprehur se Shkodra ka luftuar gjithmonë për demokracinë.

Numri dy i PD në Shkodër ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha me demokratët e Shkodrës. Takimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit të qytetit, ndërsa kur hynte në takim, ish-kreu i PD u prit me ovacione nga simpatizantët e tij.

Ish-Kryeministri Berisha lajmëroi pak ditë më parë se këtë të dielë do të takohet me demokratët e Shkodrës sepse sipas tij “Revolucioni nuk do ndalet deri sa të marrim në dorë selinë.”, ndërsa ka ftuar demokratët e Shkodrës që të dielën të mblidhen në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”.

Gjatë deklaratës me gazetarët, ish-Kryeministri Sali Berisha nga anëtarësia e PD-së së Shkodrës që të ishin të pranishëm sot në Pallatin e Sportit në orën 11:00, për të përkujtuar 31 vjetorin e krijimit të PD në këtë qark. Takimi në Shkodër është edhe pikënisja e turit të takimeve nëpër rrethe të ndryshme ku do të diskutohet me anëtarësinë për hapat që do të ndërmerren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat