Ushtronin aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, procedohen penalisht 2 shtetas

Shqipëria

Ushtronin aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, procedohen penalisht 2 shtetas

Më: 30 janar 2022 Në ora: 09:43
Klinika

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:

M. U., 38 vjeçe, banuese në Kukës.

H. U., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan paisjet dentare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat