Dëmtohet shtylla e tensionit të lartë, disa fshatra në Lezhë pa energji elektrike

Shqipëria

Dëmtohet shtylla e tensionit të lartë, disa fshatra në Lezhë pa energji elektrike

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:48
Ilustrim

Barbulloja, Rrila, Shenkolli, Tale e Grykë Lumi mbetën në errësirë për shkak se mungon energjia elektrike.

Tensioni i lartë 35 kilovolt që furnizon nënstacionin e Rrilës ka pësuar një defekt në Fushë Kuqe e për pasojë nuk po furnizon dot nënstacionin në Rrilë që mban me energji fshatrat e përmendur më sipër.

Shkak është bërë dëmtimi i një shtylle të tensionit të lartë, riparimi i së cilës nuk dihet se kur do të ndodhë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të japë energji për OSSHEE në mënyrë që të rivendosë furnizimin për të gjithë banorët e Njësisë Administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat