Autobusi me pasagjerë del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, shmanget tragjedia te "Kthesa e Murrashit"

Shqipëria

Autobusi me pasagjerë del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, shmanget tragjedia te "Kthesa e Murrashit"

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 13:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Kthesa e Murrashit" në aksin Elbasan- Librazhd mesditën e sotme, 7 shkurt.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për të lënduar. Shkak dyshohet se është bërë devijimi i rrugës për shkak të rënies së gurëve sa herë që ka reshje. 

Gazetarja Edisona Skënderi bën me dije se shoferi i autobusit ka reaguar në kohë dhe ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë.

Edhe pse ka kaluar 1 javë nga aksidenti tragjik i 1 shkurtit, nuk është marrë asnjë masë për vendosjen e barrierave në këtë aks të rrezikshëm për automjetet.

Në datën 1 shkurt në të njëjtin vend, u shënua aksidenti me një bilanc tragjik. Tre persona humbën jetën pasi makina me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin. Në makinë ishin 5 persona, burrë e grua dhe djali i tyre 10 vjeç si dhe dy të rinj. Viktima mbetën bashkëshortët nga Kukësi Elona Keqa 34 vjeçe dhe Elmi Keqa,  52 vjeç edhe Elis Sulmataj 18-vjeç. 

Djali 10 vjeçar i çiftit që humbi jetën u nxorr në gjendje të rëndë nga banorët e zonës që ndërhynë të parët. Ai u soll në gjendje kome për trajtim të Specializuar në Tiranë. E mbijetuar e tragjedisë në Shkumbin është edhe 20 vjeçarja Ambra Halili e cila u plagos rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat