Rimëkëmbet turizmi, Gjirokastra vizitohet nga 90 mijë turistë gjatë vitit 2021

Shqipëria

Rimëkëmbet turizmi, Gjirokastra vizitohet nga 90 mijë turistë gjatë vitit 2021

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Rreth 90 mijë turistë vendas dhe të huaj vizituan gjatë vitit 2021 qytetin jugor të Gjirokastrës dhe rrethinat e tij.

Sipas Bashkisë Gjirokastër, përgjatë vitit të kaluar vizitat nga turistët regjistruan rritje duke tejkaluar vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Muzeu i Armëve dhe Muzeu i Luftës së Ftohtë mirëpritën 7 mijë turistë vendas dhe të huaj”, njofton Bashkia e Gjirokastrës.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë, parku i Antigonesë, muzetë e qytetit vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Qyteti i gurtë iu bashkua listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, për vlerat e mëdha që ofron arkitektura e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat