Vrau bashkëshorten me thikën e bukës, si e pranoi krimin në polici autori 56-vjeçar pasi gënjeu

Shqipëria

Vrau bashkëshorten me thikën e bukës, si e pranoi krimin në polici autori 56-vjeçar pasi gënjeu

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Policia e Fierit thotë se Petrit Mamaj ka vrarë bashkëshorten e tij Valdeten mëngjesin e kësaj të marte në banesën e tyre pas një sherri banal për motive të dobëta.

Sipas bluve, në banesën e çiftit këtë mëngjes ka ndodhur një sherr dhe 56-vjeçari, në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka qëlluar në gjoks bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.

Por autori ka gënjyer vëllanë dhe uniformat blu.

Njoftimi nga Policia Fier

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marrë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të administruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat