Zgjatja e afateve të vetingut/ Ambasadori: Reforma në drejtësi, vendimtare për anëtarësimin në BE

Shqipëria

Zgjatja e afateve të vetingut/ Ambasadori: Reforma në drejtësi, vendimtare për anëtarësimin në BE

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:49
Zgjatja e afateve të vetingut/ Ambasadori: Reforma në drejtësi, vendimtare për anëtarësimin në BE

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, procesin e reformës në drejtësi, e ka cilësuar vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryediplomati gjerman shprehet se është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura të zgjatet në mënyrë që procesi i verifikimit të mbyllet sa më shpejt.

Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst.

Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat