Policia me dorë të hekurt, bllokohen tetë makina luksoze me targa të huaja

Shqipëria

Policia me dorë të hekurt, bllokohen tetë makina luksoze me targa të huaja

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Tetë makina luksoze me targa të huaja janë bllokuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Ndërsa përgjatë 48 orëve të fundit janë bllokuar 39 palë targa të huaja dhe shqiptare.

Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 4 raste të tentativës për  mitdhënie nga ana e drejtuesve të automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara. DF., 35 vjeç është arrestuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është kapur duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur dhe për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë para.

Po gjatë kontrolleve parandaluese, përgjatë 24 orëve të fundit  janë kapur në flagrancë dhe proceduar penalisht shtetasit E. S., 19 vjeç, H. Ll., 60 vjeç dhe N. K., 39 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi shtetasi E. S., u konstatua nga shërbimet e Policisë pa rrip sigurimi, ndërsa H. Ll., dhe N. K., janë kapur duke përdorur aparatet celularë gjatë drejtimit të automjeteve, dhe për mosvendosjen e masës administrative, këta drejtues mjetesh, i kanë ofruar para punonjësve të Policisë.

Gjithashtu vijojnë kontrollet e dedikuara për evidentimin, kapjen dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që kryejnë parakalime të gabuara, gara shpejtësie e shpejtësi mbi normat e lejuara, dhe në këtë kuadër, përgjatë 48 orëve të fundit janë vendosur 105 masa administrative për parakalime të gabuara, në rrugët urbane e interubane që lidhen me kryeqytetin, janë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh për gara shpejtësie, janë pezulluar 46 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë vendosur 234 masa po për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues, atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat