Tiranë, përndiqte 20-vjeçaren në mënyrë të vazhdueshme, prangoset i riu

Shqipëria

Tiranë, përndiqte 20-vjeçaren në mënyrë të vazhdueshme, prangoset i riu

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi përndiqte në mënyrë të vazhduar një të re 20-vjeçare.

Po ashtu, blutë e Tiranë janë njoftuar për zhdukjen e një të reje të moshës 18-vjeçare, nga a ana mamasë së saj, pasi është larguar nga banesa.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, për veprën penale "Përndjekja", pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen K. M., 20 vjeçe. Më datë 12.02.2022, shtetasja M. L., 47 vjeçe, ka kallëzuar se vajza e saj shtetasja M. L., 18 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e saj.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat