Tensionet Rusi-Ukrainë, Meta mbledh në 16:00 Këshillin e Sigurisë, Rama e Xhaçka në SHBA

Shqipëria

Tensionet Rusi-Ukrainë, Meta mbledh në 16:00 Këshillin e Sigurisë, Rama e Xhaçka në SHBA

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 13:17
Ilir Meta

Tensionet në Ukrainë dhe frika për një pushtim rus të saj ka detyruar presidentin Ilir Meta të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00.

Vlen të theksohet se kryeministri Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nuk do të jenë të pranishëm pasi ndodhen në SHBA për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Më herët ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë thirrje Moskës që të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

Në një postim në Twitter, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se “në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat