Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi ka një thirrje për kryetarët e njësive të qeverisjes vendore

Shqipëria

Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi ka një thirrje për kryetarët e njësive të qeverisjes vendore

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:09
Ilirjan Celibashi

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bën thirrje kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore në 6 bashkitë që të vijojnë punën me përmbushjen e detyrimeve, sipas Kodit Zgjedhor.

Njoftimi

Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022 duhet të vijojnë me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor.

Njoftimi me shkrim i zgjedhësve është tejet i rëndësishëm, veçanërisht për kohën e shkurtër në dispozicion të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat