Dëbora në qarkun e Elbasanit, ndërpritet energjia elektrike në njësitë administrative të Librazhdit

Shqipëria

Dëbora në qarkun e Elbasanit, ndërpritet energjia elektrike në njësitë administrative të Librazhdit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:59
Bora në Elbasan

Në orët e para të mëngjesit, në qarkun e Elbasanit kanë filluar reshjet e dëborës dhe në disa akse rrugore, trashësia shkon 4 deri në 5 cm.

Bëhet fjalë për Elbasan-Gjinar, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal. Mjetet e firmave kontraktuese kanë bërë pastrimin dhe kriposjen ndërsa qarkullimi nuk është ndërprerë.

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike kemi në 2 fidra të njësive adminstrative Librazhd.

Ndërkohë, në Qafë Thanë, rruga është pastruar dhe vijon qarkullimi i mjeteve pa ndërprerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat